Aktualitet

Gjykata cakton masën e sigurisë për Petrit Dylin, avokati kërkon analizat e ADN-së

Gjatë seancës, avokati i 38-vjeçarit Dyli ka kërkuar kryerjen e analizave të ADN-së në vendngjarje duke pretenduar se klienti i tij nuk ka pasur asnjë lidhje me drogën e gjetur në banesë dhe se në vendngjarje nuk ka asnjë shenjë gishtash të klientit të tij.

26 Tetor 2023, 16:15 Nga r.ll
Gjykata cakton masën e sigurisë për Petrit Dylin, avokati
pamje e shtëpisë së Petrit Dylit

BERAT-Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg, për 38-vjeçarin Petrit Dyli, i cili u vu në pranga 3 ditë më parë, pasi iu gjet në banesë rreth 50 kg hashash dhe 240 rrënjë kanabis. 

Gjatë seancës, avokati i 38-vjeçarit Dyli ka kërkuar kryerjen e analizave të ADN-së në vendngjarje duke pretenduar se klienti i tij nuk ka pasur asnjë lidhje me drogën e gjetur në banesë dhe se në vendngjarje nuk ka asnjë shenjë gishtash të klientit të tij.

Gjyqtarja Klejda Çapja ka vendosur për 38-vjeçarin Petrit Dyli masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45-ditë, deri në pritjen e aktit të analizave të ADN-së në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Operacioni "Brother" 

Petrit Dyli nga fshati Pobrat i Dimalit u arrestuar nga policia pasi kishte kultivuar 240 bimë kanabisi në oborrin e banesës, dhe kishte përshtatur një ambient të saj, për tharjen e bimëve narkotike. Në kuadër të operacionit "Brother", policia shpalli në kërkimdhe vëllain e tij, 42-vjeçari Armando Dyli, banues në të njëjtin fshat. Gjatë operacionit, në oborrin e banesës së Dylit 240 bimë narkotike, të cilat ai i kishte kultivuar në bashkëpunim me vëllanë e tij. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 50.8 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 përforcues grushti dhe 3 celularë.

petrit dyli

Sondazh

Poll