Sport

Pique, niset të firmosë një fanellë dhe e gjeti veten të shtrirë në tokë! (video)

Pique: Futbollisti veteran i Barcelonës është bërë viral teksa ishte pjesë e një incidenti të pabesueshëm.

25 Tetor 2023, 18:09 Nga DOSJA
Pique, niset të firmosë një fanellë dhe e gjeti veten

SPANJE - Gerard Pique u shfaq në emisionin “Kings League”, ku gjatë një pauze për reklama, spanjolli u zhvendos drejt vendit ku ishte një mik i vogël i Barcelonës .

36-vjeçari donte ti gëzonte, duke firmosur fanellën e "blaugranës" me nr.3, të cilën e kishte veshur gjatë viteve të tij në Barcelonë.

Megjithatë, ai nuk i kushtoi rëndësi se ku po shkelte dhe u gjend në... boshllëk! Për fat të mirë, Pique nuk u lëndua, por ai me siguri u shkaktoi të qeshura atyre që ishin në pranishëm, përfshirë Sergio Agueron.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll