Sport

E PABESUESHME! Leo Messi paguhet më shumë, sesa pagat e kombinuara të 21 skuadrave të MLS-së...

Fuqia e futbollit amerikan që rrethon Lionel Messin nuk është zbutur, me financat e marrëveshjes së argjentinasit me Inter Miamin që vazhdojnë të jetë “të frikshme”.

25 Tetor 2023, 17:27 Nga DOSJA
E PABESUESHME! Leo Messi paguhet më shumë, sesa pagat e kombinuara

SHBA - Sezoni i parë i Lionel Messit në MLS mund të ketë marrë një fund të palavdishëm, me Inter Miami që nuk arrin të fitojë një vend në mesin e skuadrave, që do të marrin pjesë në “play off”-in e ligës, megjithatë, favoriti për të fituar “Topin e Artë” të tij të 8-të në karrierë, la gjurmë të pashlyeshme në futbollin amerikan.

Popullariteti i MLS është rritur, ashtu si edhe frekuentimet në stadium, por kjo nuk ka qenë e lirë. Siç deklaroi Messi menjëherë pas përfundimit të transferimit te Inter Miami, vendimi i tij nuk bazohej në pjesën financiare të marrëveshjes, pasi kishte propozime më të mëdha nga skuadrat e Arabisë Saudite.

Pavarësisht kësaj, shuma që ylli argjentinas duhet të marrë çdo vit në ekipin amerikan nuk mund të cilësohej si e parëndësishme. Marrëveshja me Inter Miamin i sjell atij në total 135 milionë dollarë, nga të cilat 12 është paga e skuadrës, me dëmshpërblimin e garantuar për dy vitet e pranisë së tij me klubin në rangun prej 20 milionë.

Megjithatë, ai merr më shumë para nga vetë MLS (50 milionë dollarë) dhe nga marrëveshja e ligës me Apple TV, ku përfiton 60 milionë dollarë. Pra, sipas këtyre shifrave, Messi paguhet më shumë se 21 nga 25 skuadrat e MLS-së që u japin lojtarëve të tyre, me përjashtim të vetëm: Toronto, Los Angeles, Los Angeles Galaxy dhe sigurisht Inter Miami.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll