Sport

"Ose fle me mua, ose do t'u them të gjithëve që je lezbike!" Ja se si iu përgjigj futbollistja presidentit që i bëri propozimin!...

Binjakët Parejo, Angeles dhe Isabel, kanë lindur në vitin 1969 në Terrassa, një qytet i vogël në veri të Barcelonës. Ja historia e tyre...

25 Tetor 2023, 17:47 Nga DOSJA
"Ose fle me mua, ose do t'u them të gjithëve që je

SPANJE - Një nga futbollistet më të rëndësishme në historinë e Spanjës ka zbuluar në një intervistë se çfarë i është përgjigjur presidentit të një klubi, i cili ka bërë propozimin e pahijshëm: "Ose fle me mua, ose u them të gjithëve që je lezbike!". Futbollistja nuk u mendua dy herë dhe ia mbylli gojën zyrtarit me një përgjigje të shkurtër dhe të saktë: “Jo”!

Motrat binjake Parejo, Angeles dhe Isabel, janë dy nga futbollistet femra më të rëndësishme në historinë e Spanjës dhe së fundmi ato ranë dakord të flasin në një intervistë me “Marca” se si ka përparuar karriera e tyre që kur u nisën në "Sportin Mbret" në një kohë shumë më e turbullt se ajo tani.

Konkretisht, kulmin e tyre në futbollin e femrave filluan ta arrijnë në vitet ‘90, kur për fat të keq, mizogjinia ishte shumë më e pranishme në “sportin mbret” sesa sot.

Angeles Parejo, e cila hyri në historinë e Spanjës, me golin e parë të shënuar për kombëtaren e femrave në një turne ndërkombëtar në Euro 1997, zbuloi madje kalvarin që kaloi për shkak të një presidenti klubi. Pa përmendur emra, ajo kujtoi se menaxheri i klubit e kishte kërcënuar pa u përmbajtur, duke i thënë si vijon: "Ose fle me mua ose do t'u them të gjithëve që je lezbike!" .

Angeles Parejo nuk u mendua dy herë dhe ia mbylli gojën zyrtarit me një përgjigje të shkurtër: "Më mirë të jem lezbike dhe ta dinë të gjithë, se sa të fle me ty!".

Binjakët Parejo, Angeles dhe Isabel, kanë lindur në vitin 1969 në Terrassa, një qytet i vogël në veri të Barcelonës. E para që zbuloi se ishte e pasionuar pas futbollit ishte Angeles, e cila në vend që të luante me kukulla si motra e saj Isabel, preferoi të dilte në parkingun pas shtëpisë dhe të luante me top me djemtë.

Që e vogël, Angeles Parejo ka luftuar me maksimumin, siç tregon ajo për “Marcan” dhe thotë se shumëkush mendonte se ishte e çuditshme që "një vajzë të godiste një top futbolli". Megjithatë, prindërit e saj e mbështetën që në moshë të re dhe e regjistruan në një shkollë futbolli në Terrassa.

Barcelona bëri gjithçka për ta transferuar, por ajo zgjodhi të shkonte në Itali, në Torino

Nga Terrasa, Angeles Parejo ra në sy nga Sabadell dhe me këtë rast hodhi hapin drejt futbollit profesionist. Rritja e saj ishte e shpejtë dhe së shpejti Barcelona ishte në garë për nënshkrimin e saj. Katalanasit bënë gjithçka për ta transferuar, por Angeles Parejo zgjodhi të shkonte në Itali.

Presidenti i Torinos e pa atë dhe motrën e saj në një turne ndërkombëtar dhe nuk hoqi dorë derisa i nënshkroi të dyja për atë që atëherë ishte një tarifë e madhe.

Binjakët Parejo përfunduan të dy në Itali, por për një kohë të gjatë luajtën për klube të ndryshme, pasi rregullat e kërkonin që një ekip të mos kishte më shumë se një lojtare të huaj.

Gjatë gjithë karrierës së saj, Angeles Parejo luajti vetëm për Sabadell në Spanjë, dhe në Itali luajti për ekipe si Torino, Torres, Atletico Oristano, Olbia, Roma dhe Reggiana. Ajo performoi edhe në Japoni në Takarazuka Bunny.

Në fanelën e kombëtares spanjolle, Angeles Parejo grumbulloi 18 përzgjedhje. Ajo mbetet edhe sot në historinë e kombëtares si golashënuesja e parë, falë golit në Euro 1997, të shënuar ndaj Francës, të cilin mund ta shihni më poshtë.

Trofetë e karrierës së Angeles Parejo përfshijnë katër tituj, katër Kupa dhe katër Superkupa, dhe numri total i golave ​​që ajo ka shënuar është 814!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll