Sport

"Milani është një ekip shumë i madh, ne jemi në grupin e vdekjes dhe të gjithë mund të kalojnë në çerekfinale"

Luis Enrique ka lavdëruar Milanin, një ditë para se Parisi t'i priste për ndeshjen e tretë të Champions League, teksa spanjoli e përshkroi grupin si të vdekjes në të cilën ndodhen dy skuadrat.

25 Tetor 2023, 16:47 Nga DOSJA
"Milani është një ekip shumë i madh, ne jemi në

FRANCE - Grupi “F” i Champions League që përfshin AC Milan, Newcastle, Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund, do të thotë se çdo ditë, ka dy ndeshje të mëdha, me të gjitha skuadrat që besojnë se mund të arrijnë në fazën eliminatore.

Trajneri i Parisit, Luis Enrique e përqafon plotësisht këtë këndvështrim, duke e cilësuar atë si një "grup vdekjeje" dhe flet me fjalët më të mira për Milanin, në prag të ndeshjes mes tyre në "Parc de Prince" (21:00).

“Milani është një skuadër e madhe, që ka përvojë në garat e mëdha, si të gjitha skuadrat kanë ulje-ngritjet e tyre, por për mendimin tim ata po bëjnë shumë mirë për momentin.

Ai ka një trajner shumë të madh dhe luan mirë me topin. Prandaj quhet grupi i vdekjes, sepse të gjithë mund të kalojnë”, theksoi trajneri spanjol me deklaratat e tij dhe shtoi:

“Ne do të luajmë para tifozëve tanë dhe duhet të luajmë më mirë se Milani, për të fituar. Ne jemi një skuadër që sulmon gjithmonë, gjithmonë kërkon të jetë në zotërim.

Është një mesazh që lojtarët e dinë: ne duhet të jemi në sulm më shumë se kundërshtari, por duhet të dimë gjithashtu si të mbrohemi”.

Pyetjes se cilin lojtar do të donte t’i “vjedhte” Milanit, ai u përgjigj me diplomaci: “Asnjë, sepse janë lojtarë të Milanit, dhe jo të Parisit. Nuk dua të përmend askënd, sepse të gjithë do të zemërohen dhe jo rastësisht”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll