Sport

Pep Guardiola tepër i shqetësuar për barin artificial në fushën e Young Boys…

Pep Guardiola ka shprehur shqetësimet për performancën e lojtarëve të tij në terrenin artificial të Young Boys, me trajnerin spanjol që i frikësohet një mundësie të shtuar për dëmtime për shkak të fushës.

25 Tetor 2023, 16:04 Nga DOSJA
Pep Guardiola tepër i shqetësuar për barin artificial në

ZVICER - Manchester City ka udhëtuar drejt Zvicrës për t'u përballur me Young Boys (25/10, ora 21:00) me 6 pikët që tashmë ka grumbulluar në Champions League, ndërkohë që Guardiola shprehu shqetësimet e tij të forta për barin e fushës, që ka mundësi të bëjë alkimi në formacionin e “Qytetarëve”.

Ka mundësi që stadiumet në vendet skandinave kryesisht, por edhe në vende të tjera të pjesës tjetër të Europës, të kenë bar artificial, i cili natyrisht miratohet përmes kornizave dhe specifikimeve strikte të vendosura nga UEFA, por për asnjë trajner, si p.sh. Pep Guardiola, nuk është i lumtur që futbollistët e tij të luajnë në fusha të tilla.

Në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes, trajneri spanjol shprehu shqetësimet e tij të forta për dallimet midis fushave artificiale dhe atyre me bar, duke hedhur dyshime, se terreni plastik mund të luajë një rol në rritjen e gjasave për dëmtime.

"Bari është më i mirë se një sipërfaqe artificiale. Sepse 99.9% e skuadrave që luajnë në një nivel të lartë luajnë në bar, përndryshe UEFA dhe FIFA do të vendosnin të luanin në një fushë artificiale,"- tha fillimisht ai, përpara se të shprehte shqetësimin dhe të bënte pyetjen e tij për dëmtime: "Nuk e di nëse një fushë artificiale do të thotë se ka më shumë mundësi për dëmtime. Shpresoj jo për të dyja palët, por nuk e di. Ne nuk jemi mësuar me këtë. Çdo ekip që luan këtu nuk përdoret për këtë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll