Sport

Kthesë e re në "çështjen Tonali": Newcastle kërcënon Milanin me padi…

Newcastle po kërcënon Milanin me padi, pasi nëse vërtetohet se “kuqezinjtë” e dinin rastin e Sandro Tonalit, atëherë skuadra angleze do të pretendojë një pjesë të madhe të shumës që shpenzuan për ta blerë verën e kaluar.

25 Tetor 2023, 15:51 Nga DOSJA
Kthesë e re në "çështjen Tonali": Newcastle

ANGLI - Sandro Tonali pritet të dënohet nga autoritetet italiane me dhjetë muaj jashtë futbollit. Sipas mediave italiane, mesfushori 23-vjeçar tashmë është vënë në dijeni të vendimit dhe mbetet vetëm njoftimi, i cili pritet të dalë brenda orëve në vijim.

Një “goditje” e madhe për Newcastle, që verën e kaluar shpenzoi më shumë se 50 milionë euro për ta bërë të tyren nga Milani . Mirëpo, nuk duket se “magpis” do të qëndrojnë duarkryq, pasi njerëzit e klubit tashmë kanë nisur të shikojnë më tej këtë çështje. Ajo që anglezët duan është të dinë për rolin e Milanit, në bastet e paligjshme të Tonalit .

Jo nëse “kuqezinjtë” ishin të përfshirë, gjë që gjithsesi nuk është raportuar kurrë, por nëse ata dinin për veprimet e mesfushorit 23-vjeçar italian. Siç zbulon “Daily Mail”, te Newcastle janë të vendosur ta çojnë çështjen në ekstrem, duke kërcënuar Milanin me padi.

Pra, nëse rezulton se italianët dinin për lëvizjet e Tonalit jashtë fushës, atëherë “Magpies” do të pretendojnë një pjesë të madhe të shumës përfundimtare që iu paguan “kuqezinjve” verën e kaluar për nënshkrimin e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll