Sport

IRONIA e fatit!... Maguire dhe Onana, dy “heronjtë” e Manchester United, nga të sulmuar në apoteozë... (video)

Andre Onana dhe Harry Maguire ishin yjet e fitores së Manchester United ndaj Copenhagës, që me “bëmat” e tyre u shfajësuan.

25 Tetor 2023, 16:19 Nga DOSJA
IRONIA e fatit!... Maguire dhe Onana, dy “heronjtë” e

ANGLI - Ata janë dy futbollistë që kanë dëgjuar shumë nga tifozët e Manchester United, që nga fillimi i vitit për performancat e tyre. Megjithatë, fati ishte që ata të dy i dhanë fitoren  ekipit të tyre ndaj Copenhagës. 

Harry Maguire ishte ai që shënoi golin e vetëm me një goditje gozhduese me kokë në minutën e 72-të. Në fund, Andre Onana nga ana e tij priti penalltinë e Larsson në minutën 90-të +7 për të ruajtur të pandryshuar rezultatin 1-0 në favor të Manchester United.

Pas ekzekutimit të penalltisë, Maguire ishte një nga të parët që nxitoi për të përqafuar portierin kamerunian, ndërsa të dy u larguan nga fusha së bashku duke ditur apoteozën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll