Sport

SEKRETI! Nëna e Mbappes: “Kur kthehej nga shkolla, Kyliani fliste vetëm për Milanin”...

Nëna e Kylian Mbappe dhe miqtë e familjes së yllit të Paris Saint-Germain dhanë një intervistë për një media italiane përpara ndeshjes së Milanit në Champions League, duke zbuluar dashurinë e francezit për “kuqezinjtë”.

25 Tetor 2023, 17:10 Nga DOSJA
SEKRETI! Nëna e Mbappes: “Kur kthehej nga shkolla, Kyliani fliste

FRANCE - Me përplasjen mes Paris Saint-Germain dhe Milanit, për ndeshjen e tretë të grupit “F” të Champions League, “Gazzetta dello Sport” botoi deklaratat e nënës së Kylian Mbappe dhe miqve të familjes së yllit francez.

Në to thuhet, se Milani është pjesë e planit të ardhshëm të Mbappes, për mbylljen e karrierës së tij futbollistike, teksa nëna e tij zbuloi dashurinë e liderit të Paris Saint-Germain, 9 gola dhe 1 asistim në dhjetë ndeshjet e para të sezonit, për “kuqezinjtë” e Serie A.

"Ai ishte i zhytur në mbështetjen e Milanit, që në moshë të vogël. Kur vinte në shtëpi fliste vetëm për Milanin. Nëse humbnin, ai hidhte telekomandën në televizor dhe thoshte disa fjalë të këqija në italisht".

Ndërkohë ajo ka treguar se, "qarkullon një video, që e tregon Mbappe me fanelën e Robinhos, kur braziliani luante në Milano", megjithatë ai stërvitej dhe mbante edhe fanela të skuadrave të tjera, si Real Madrid, kombëtarja e Francës, Paris Saint-Germain dhe Manchester United, në nderimi i Cristiano Ronaldos.

Kjo do të jetë hera e parë që Kylian Mbappe do të përballet me AC Milan, në një ndeshje zyrtare dhe mbetet për t'u parë se si do ta trajtojë francezi situatën, me menaxherin e tij të parë dhe mikun e ngushtë të familjes që pretendon, se “nëse do t'i kishin thënë 17 vjet më parë se do të ishte ylli i madh në një ndeshje mes Paris Saint-Germain dhe Milanit, ai nuk do ta besonte fare. Përkundrazi, kështu do të ndodhë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll