Sport

Sadio Mane do të blejë një klub francez, zyrtarizimi muajin e ardhshëm!

Sadio Mane do të bëhet pronar i një klubi të ligës 2 franceze

25 Tetor 2023, 15:42 Nga DOSJA
Sadio Mane do të blejë një klub francez, zyrtarizimi muajin e

FRANCE - Këtë verë, Sadio Mane vendosi të mbyllë kapitullin e “Bayern Munich” dhe të transferohet në ligën e Arabisë Saudite te Al Nassr . 31-vjeçari senegalez pa dyshim tashmë po mendon për karrierën e tij... pas lamtumirës së futbollit, teksa po mendon të investojë në futbollin francez.

Ish-sulmuesi i Liverpool planifikon të bëhet pronar i një klubi futbolli. Ai do të blejë klubin Bourges, që garon në ligën 2 franceze . Sipas informacioneve të “Berry Républicain”, sulmuesi me eksperiencë ka nënshkruar kontratën ditët e fundit, ndërkohë që të mërkurën e ardhshme (11/01) do të mbahet një konferencë zyrtare për shtyp për të bërë të ditur lajmin.

Senegalezi ka dashur të blejë klubin në dy vitet e fundit, pasi ai është i afërt me presidentin e klubit dhe sipas gazetës lokale, tashmë ka vënë para në tryezë për t'i mundësuar vazhdimësinë klubit, i cili po përballet me vështirësi financiare, për të punësuar lojtarë në dimër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll