Sport

Cristiano Ronaldo: "Unë jam ndryshe nga të tjerët, prandaj vazhdoj t'i bëj gjërat mirë"

Sulmuesi portugez i Al Nassr-it, i cili shënoi dy herë kundër Al-Duhail, në Ligën e Kampionëve të Azisë, thotë se nuk mendon për rekorde dhe po shijon momentin.

25 Tetor 2023, 14:54 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo: "Unë jam ndryshe nga të tjerët, prandaj

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo shënoi dy gola në fitoren 4-3 të Al Nassr kundër Al-Duhail, në një ndeshje të vlefshme për Champions League të Azisë. Pas saj, sulmuesi ndërkombëtar portugez tha se po “shijonte” momentin. 

“Nuk më interesojnë rekordet. Ajo që unë mendoj është të shijojmë momentin, ekipi ynë po bëhet gjithnjë e më i mirë. Trajneri ynë dhe ekipi teknik na kanë ndihmuar shumë për ta bërë ekipin Al Nassr në krye, po argëtohem. 

Mendoj se kjo është fjala kyçe në atë që kam bërë. Natyrisht do të ishte një gënjeshtër të them se nuk jam i lumtur që shënoj gola dhe që luaj mirë. Por Cristiano nuk është si gjithë të tjerët. Unë jam ndryshe nga të tjerët, prandaj vazhdoj të luaj dhe t'i bëj gjërat mirë”,- ka thënë ai në një konferencë për shtyp.

Në ndeshjen që përfundoi 4-3 për Al Nassr, Cristiano Ronaldo kontribuoi me dy gola dhe një asist. “Performancat e mia kanë ndodhur, sepse vetëm me ndihmën e bashkëlojtarëve dhe trajnerëve, kam qenë në nivelin më të lartë. Kjo për mua është gjëja më e rëndësishme. E them sërish, synimi im është të shijojmë momentin dhe të vazhdojmë të ndihmojmë Al Nassr dhe Kombëtaren”, shtoi ai.

Këtë sezon, sulmuesi 38-vjeçar ka shënuar 24 gola dhe shtatë asistime në 22 ndeshje mes Al Nassr dhe Kombëtares.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll