Sport

Ronaldinho: “Rafael Leão është një lojtar që më magjeps”

Lavdërime nga ish-ndërkombëtari brazilian për sulmuesin portugez të Milanit

25 Tetor 2023, 12:55 Nga DOSJA
Ronaldinho: “Rafael Leão është një lojtar që

ITALI - Ronaldinho Gaúcho, i cili ka luajtur edhe për Milanin, vlerësoi Rafael Leão, duke u shprehur se portugezi është lojtari i duhur për të veshur fanelën me numrin 10 të ‘kuqezinjve’.

“Rafael Leão është lojtari i duhur për të luajtur me 10. Ai është një lojtar që unë e dua dhe mendoj se këtë ide duhet ta ndajnë të gjithë ata që e duan futbollin, sepse mënyra e lojës së Rafës gjeneron konsensus. Ai mund të bëjë një ndryshim dhe shpresoj që ai të ketë një lojë të shkëlqyer me Paris Saint-Germain”,- tha ai në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”.

Ish-lojtari vlerësoi sezonet e fundit të Milanit, i cili përballet me “Paris Saint-Germain” këtë të mërkurë në raundin e tretë të fazës së grupeve të Champions League .

Milani po punon shumë mirë. Dy vjet më parë ata ishin kampionë, pastaj gjysmëfinalja e Champions League. Rezultatet janë të dukshme dhe kjo krijon entuziazëm dhe i bën njerëzit të shkojnë në stadium”,- theksoi ai.

Ronaldinho la një fjalë edhe për Mbappé: “Ai gjithashtu mund të vendosë një ndeshje, ashtu si Rafael Leão . Ai është një lojtar që sjell njerëz në stadiume dhe i bën tifozët të shikojnë klubin e tij dhe të tjerët të qëndrojnë para televizorit”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll