Aktualitet

“Për eshtrat e babait tënd...'/ I përmendi të atin, zbulohet motivi i dhunës së mësueses së matematikës në Lezhë

Ngjarja e ndodhur në gjimnazin e Lezhës ka bërë që mësuesja të përfundoj në spital si pasojë e një dëmtimi në krah, ku ajo po trajtohet për dëmtimet e marra.

25 Tetor 2023, 12:06 Nga h.k
“Për eshtrat e babait tënd...'/ I përmendi të
Gjimnazi ne Lezhe

LEZHA-Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Lezhë, ku mësuesja Majlinda Pushi është goditur me karrige nga nxënësi i saj në gjimanzin “Hydajet Lezha”. Nga raportimet në media thuhet se mësuesja i ka përmendur nxënësit “të atin e ndjerë”.

Për eshtrat e babait tat e timit nuk kam me të kalu!”- mësohet të ketë qenë fraza që ka irrituar nxënësin për të kryer aktin e dhunshëm.

Ngjarja e ndodhur në gjimnazin e Lezhës ka bërë që mësuesja të përfundoj në spital si pasojë e një dëmtimi në krah, ku ajo po trajtohet për dëmtimet e marra.

majlinda pushi

Sondazh

Poll