Droguan dhe abuzuan seksualisht me 26-vjeçaren, gjykata cakton 'arrest me burg' për 2 të arrestuarit
Albi Ceno dhe Oltjan Tahiri VLORË- 'Arrest me burg’ ka qenë masa e sigurisë që u caktua sot nga gjykata e Vlorës pë...
Prokuroria e Vlorës sekuestroi pasurinë me vlerë 2.7 mln euro.

VLORË- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vendosi sekuestrimin e 13.750m2 tokë e vlerësuar 2.750.000 euro, në fshatin Gjilek të Bashkisë Himarë, e cila nga hetimet rezulton se është regjistruar me dokumente të falsifikuara.
Po ashtu në përfundim të hetimeve me kërkesë të prokurorisë u vendos masa e sigurimit “Arrest me burg” për shtetasin E.M. si dhe masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasen L.M, motër e vëlla.
Njoftimi i prokurorisë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vendosi sekuestrimin e 13.750m2 tokë e vlerësuar 2.750.000 euro, në fshatin Gjilek të Bashkisë Himarë, pasi nga hetimet u provua se është regjistruar pranë ASHK Vlorë me dokumente të falsifikuara. Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.1051 të vitit 2021, me kërkesë të prokurorisë u vendos masa e sigurimit “Arrest me burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për shtetasin E.M. si dhe masa e sigurimit“Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, për shtetasen L.M.
Nga aktet e administruara gjatë hetimit, rezultoi e provuar se këta shtetas plotësojnë elementët e veprës penale “Falsifikimit të dokumenteve”, kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim si dhe “Falsifikim i vulave, i stampave dhe formularëve”, kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 186/2, 190/2 dhe 287, paragrafi i 2 të K.Penal. Për regjistrimin e pronës shtetasja L.M., inicioi një proçes gjyqësor administrativ pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Vlorë, ku kërkoi regjistrimin e të gjithë sipërfaqes sipas dokumentit pronësor AMTP nr.9859. Në gjykimin administrativ, nga ana e shtetasve E.M. dhe L.M., janë përdorur dokumentet e falsifikuara, Formular nr.6 dhe AMTP.
Dokumentet e falsifikuara u përdorën në disa institucione nga ana e personave nën hetim, si; Këshillin e Qarkut Vlorë; Bashkinë Himarë; në procesin gjyqësor të zhvilluar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë si dhe më pas pranë ish-ZVRPP Vlorë (sot ASHK). Nga hetimi u provua se, mbi pronën pas regjistrimit janë kryer veprime, ndarje, transaksione/shitje të shumta, duke kaluar pjesën më të madhe nga sipërfaqja totale 13.750m2, tek persona të tretë. Në kohën e kryerjes së veprimeve të mësipërme, shtetasi E.M. ka qenë në detyrën e topografit të Bashkisë Himarë.
Po kështu, nga hetimet rezultoi e provuar se pas regjistrimit pranë ish-ZVRPP Vlorë të sipërfaqes prej 13.700 m2, mbi këtë pasuri janë kryer veprime juridike me qëllim fshehjen/mbulimin e natyrës së paligjshme të pasurisë së përfituar me anë të dokumenteve të falsifikuara. Një pjesë e kësaj prone ka mbetur në bashkëpronësi të shtetasve E.M., dhe L.M., Ndërsa nga sipërfaqja totale prej 13.750 m2, është shitur një sipërfaqe prej 7050 m2.
Albi Ceno dhe Oltjan Tahiri VLORË- 'Arrest me burg’ ka qenë masa e sigurisë që u caktua sot nga gjykata e Vlorës pë...
foto ilustruese LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën e mesme “Hydajet Lezha” në qytetin e ...
Te akuzuarit VLORË- Albi Ceno dhe Oltjan Tahiri kanë dalë ditën e sotme përballë gjykatës së Vlorës. Dyshja, a...
Foto nga aksioni SHKODËR-Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit paraditen e sotme ka nisur një aksion në Shkodër, në një...
Kufiri TIRANË- Një person është vënë në pranga në Kapshticë, pasi iu janë zbuluar në mjetin që ...
Policia DIBËR- Leonard Lica është vënë në pranga nga Policia pasi kishte thyer masën e sigurisë lëshuar n...
Foto ilustruese SHKODËR-Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku një automjet ka përplasur një...
Foto ilustruese TIRANË - Vendi ynë do të presë për herë të parë takimin e Komisionit për Evropën e Organi...
Aksident TIRANË- Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Pogradec-Korçë n&e...
Ora TIRANË- Edhe këtë vit ora do të ndryshojë. Të dielën e fundit të tetorit, pra në datën 29 të...