Aktualitet

"Mbingarkesa dhe procesi i rindërtimit"/ Shtyhet Censi i Popullsisë dhe i Banesave

Sipas njoftimit zyrtar censi do duhej të mbaronte në 30 Tetor por për shkak rrethanave të reja, sipas drejtoreshës, do të shtyhet.

25 Tetor 2023, 11:49 Nga h.k
"Mbingarkesa dhe procesi i rindërtimit"/ Shtyhet Censi i
Dhurata Dhuli

TIRANË-Drejtoresha e INSTAT Dhurata Dhuli në një deklaratë paraditen e sotme ka njoftuar shtyrjen e afatit deri më 15 Nëntor. Sipas deklaratës së Dhulit procesi ende nuk është mbyllur në zonat e rindërtimit në Tiranë, Durrës, Kurbin, Krujë dhe në disa zona të tjera të vendit.

Sipas njoftimit zyrtar censi do duhej të mbaronte në 30 Tetor por për shkak rrethanave të reja, sipas drejtoreshës, do të shtyhet. Kreu i INSTAT ka vlerësuar ecurinë pozitive dhe ka raportuar raste të refuzimit nga një pjesë familjesh gjatë anketimit.

"Aktiviteti i censit të popullsisë dhe banesave ka pasur ecuri pozitive. 5240 anketues kanë trokitur nëpër shtëpi. 3% e zonave në të gjithë territorin nuk janë numëruar. Procesi nuk është mbyllur kryesisht në zonat e rindërtimit si Tiranë, Durrës, Kurbin, Kruje dhe ndonjë zonë tjetër që ka zona në distanca të largëta. Nuk ka asnjë gjobë për informacione të rreme. Kemi shkuar me shumë se 3 herë nëpër shtëpi." - tha Dhuli gjatë konferencës.

censi i popullesise

Sondazh

Poll