Aktualitet

Me kokën ulur, dalin para gjykatës dy prej 4 të akuzuarve për përdhunimin e 26-vjeçares në Vlorë (VIDEO)

E reja u gjet pa ndjenja nga policia në hyrje të hotelit. Fillimisht policia në një njoftim zyrtar bëri me dije se ishin tre persona që kishin marrë pjesë në ngjarjen e rëndë, ndërsa ditën e djeshme në një reagim të dytë njoftoi për një person të katërt, i cili është shpallur në kërkim.

25 Tetor 2023, 10:18 Nga A.B
Me kokën ulur, dalin para gjykatës dy prej 4 të akuzuarve
Te akuzuarit

VLORË- Albi Ceno dhe Oltjan Tahiri kanë dalë ditën e sotme përballë gjykatës së Vlorës. Dyshja, akuzohen për përdhunimin e një 26-vjeçareje në Vlorë. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë ku Ceno dhe Tahiri tashmë të arrestuar, së bashku me G. M dhe një person tjetër detyruan të renë të konsumonte drogë dhe më pas e përdhunuan.

E reja u gjet pa ndjenja nga policia në hyrje të hotelit. Fillimisht policia në një njoftim zyrtar bëri me dije se ishin tre persona që kishin marrë pjesë në ngjarjen e rëndë, ndërsa ditën e djeshme në një reagim të dytë njoftoi për një person të katërt, i cili është shpallur në kërkim.


Prokurori ka kërkuar ndaj tyre masën e arrestit me burg. Për këtë ngjarje gazetarja e 'Faxnews' Afrovita Hysaj është kërcënuar nga shtetasi Albert Deliaj, pasi një prej te akuzuarve dyshohet se ka lidhje me 57-vjeçarin.

“Je në gjak me mua”, ishte mesazhi që Deliaj i dërgoi gazetares, e cila tashmë çështjen e ka lënë në dorë te drejtësisë. Dje policia njoftoi se ndaj tij ka nisur një procedim në gjendje të lirë.

Deliaj është pronar i “6+1” Vlora TV, ku në një postim në rrjete sociale, në faqen e këtij televizioni, u përdorën terma fyese dhe denigruese për gazetaren. Pas një ndërgjegjësimi në masë, postimi u fshi./Dosja.al

albi ceno perdhunohet 26-vjecarja ne vlore oltjan tahiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Tetor 2023, 08:17 A.B

Kur do të ndryshojë ora?

Ora TIRANË- Edhe këtë vit ora do të ndryshojë. Të dielën e fundit të tetorit, pra në datën 29 të...