Aktualitet

Theu masën e sigurisë 'arrest shtëpie', arrestohet 29-vjeçari në Dibër (EMRI)

Gjykata i kishte lëshuar këtë masë për veprat penale "Kanosja", "Keqpërdorimi i thirrjeve telefonike", "Përndjekja", "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik", dhe "Armëmbajtja pa leje".

25 Tetor 2023, 09:12 Nga A.B
Theu masën e sigurisë 'arrest shtëpie', arrestohet
Policia

DIBËR- Leonard Lica është vënë në pranga nga Policia pasi kishte thyer masën e sigurisë lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

Gjykata i kishte lëshuar këtë masë për veprat penale "Kanosja", "Keqpërdorimi i thirrjeve telefonike", "Përndjekja", "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik", dhe "Armëmbajtja pa leje".

NJOFTIMI I POLICISË:

Theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me forcën e Posaçme "Shqiponja", kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin L.L., 29 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, e cila i kishte caktuar atij, masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprat penale "Kanosja", "Keqpërdorimi i thirrjeve telefonike", "Përndjekja", "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik", dhe "Armëmbajtja pa leje" . Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

leonard lica diber

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Tetor 2023, 08:17 A.B

Kur do të ndryshojë ora?

Ora TIRANË- Edhe këtë vit ora do të ndryshojë. Të dielën e fundit të tetorit, pra në datën 29 të...