Aktualitet

Droguan dhe abuzuan seksualisht me 26-vjeçaren, gjykata cakton 'arrest me burg' për 2 të arrestuarit

Gjykata la në burg Oltjan Tahirin dhe Albi Cenon, të cilët qëndronin me kokat ulur në seancë për të shmangur kontaktet me mediat.

25 Tetor 2023, 11:10 Nga f.i
Droguan dhe abuzuan seksualisht me 26-vjeçaren, gjykata cakton
Albi Ceno dhe Oltjan Tahiri

VLORË- 'Arrest me burg’ ka qenë masa e sigurisë që u caktua sot nga gjykata e Vlorës për dy të rinj e arrestuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Vlorë, të cilët akuzohen për abuzim seksual ndaj një 26-vjeçareje.

Gjykata la në burg Oltjan Tahirin dhe Albi Cenon, të cilët qëndronin me kokat ulur në seancë për të shmangur kontaktet me mediat. Ndërkohë, në kërkim është shpallur shtetasi Gentjano Mehmeti dhe një 36-vjeçar, të përfshirë në ngjarjen e rëndë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një hotel të Vlorës më 21 tetor 2023, ndërsa një ditë pas, 22 tetor, policia njoftoi arrestimin e Cenos dhe Tahirit ndërsa ishte shpallur në kërkim Gentjano Mehmetin. E reja u gjet pa ndjenja nga policia në hyrje të hotelit. Fillimisht policia në një njoftim zyrtar bëri me dije se ishin tre persona që kishin marrë pjesë në ngjarjen e rëndë, ndërsa ditën e djeshme në një reagim të dytë njoftoi për një person të katërt, i cili është shpallur në kërkim. Në ngjarje është përfshirë edhe gazetarja e 'Faxnews' Afrovita Hysaj, e cila është kërcënuar nga shtetasi Albert Deliaj, pasi një prej te akuzuarve dyshohet se ka lidhje me 57-vjeçarin.

 

 

perdhunohet 26-vjecarja ne vlore albi ceno oltjan tahiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Tetor 2023, 08:17 A.B

Kur do të ndryshojë ora?

Ora TIRANË- Edhe këtë vit ora do të ndryshojë. Të dielën e fundit të tetorit, pra në datën 29 të...