Aktualitet

Automjeti përplas 56-vjeçaren që po lëvizte në biçikletë në Shkodër, drejtuesja shoqërohet në polici

E aksidentuara u dërgua në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

25 Tetor 2023, 09:07 Nga h.k
Automjeti përplas 56-vjeçaren që po lëvizte në
Foto ilustruese

SHKODËR-Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku një automjet ka përplasur një 56-vjeçare me biçikletë. Sipas informacioneve aksidenti ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjtë”, ku automjeti me drejtuese M. N., 34 vjeçe, ka aksidentuar 56-vjeçare Z. M.

E aksidentuara u dërgua në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon hetimin për rrethanat e ngjarjes.

aksident ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Tetor 2023, 08:17 A.B

Kur do të ndryshojë ora?

Ora TIRANË- Edhe këtë vit ora do të ndryshojë. Të dielën e fundit të tetorit, pra në datën 29 të...