Aktualitet

Nxënësi godet me karrige mësuesen në Lezhë/ Bojkotohet mësimi, këshilli pedagogjik kërkon mbrojtje

Mësuesja Majlinda Palushi mësohet se ka thyer krahun nga goditja me karrigen.

25 Tetor 2023, 10:36 Nga f.i
Nxënësi godet me karrige mësuesen në Lezhë/ Bojkotohet
foto ilustruese

LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën e mesme “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës. Mësuesja Majlinda Palushi është goditur me një karrige nga një nxënës i vitit të dytë brenda ambienteve të shkollës. Mësuesja mësohet se ka thyer krahun nga goditja me karrigen.

Ndërkohë në shkollë kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë bërë të mundur shoqërimin në komisariatin e Lezhës të nxënësit të vitit të dytë, i cili goditi mësuesen.

Deri tani nuk jepen detajese si ka ndodhur incidenti dhe policia po punonpër zbardhjen e dhunës në shkollë. Nga ana tjetër mësimi është bojkotuar ditën e sotme nga mësuesit për shkak të kësaj ngjarjeje ndërsa pritet që të nesërmen të zhvillojnë një protestë lidhur me këtë situatë të vështirë nga sjellja e nxënësve.

lezhe majlinda palushi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Tetor 2023, 08:17 A.B

Kur do të ndryshojë ora?

Ora TIRANË- Edhe këtë vit ora do të ndryshojë. Të dielën e fundit të tetorit, pra në datën 29 të...