Aktualitet

Shqipëria pret për herë të parë takimin e 70-të të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit

Ky është takimi i shtatëdhjetë i Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit. Takimi do të mbahet pranverën e vitit të ardhshëm në Tiranë.

25 Tetor 2023, 08:46 Nga A.B
Shqipëria pret për herë të parë takimin e 70-të
Foto ilustruese

TIRANË - Vendi ynë do të presë për herë të parë takimin e Komisionit për Evropën e Organizatës Botërore të Turizmit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë një video në rrejtën e tij social Facebook, me bukuritë e natyrës së vendit tonë, por edhe momente nga aktivitetet sportive apo koncerte. Ky është takimi i shtatëdhjetë i Komisionit për Evropën e Organizatës Botërore të Turizmit. Takimi do të mbajë vitin e ardhshëm në Tiranë.

MIRËMËNGJES dhe me këtë kartolinë të raporteve të Shqipërisë, për herë të parë në histori, si vendi pritë i takimit të shtatëdhjetë të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit që do të vazhdojë në Tiranën e vitit 2024, ju uroj ditë të mbarë. ”, shkruan Rama.

edi rama

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Tetor 2023, 08:17 A.B

Kur do të ndryshojë ora?

Ora TIRANË- Edhe këtë vit ora do të ndryshojë. Të dielën e fundit të tetorit, pra në datën 29 të...