Aktualitet

Frikë nga protesta e të martës, Policia ‘rrethon’ zonën para Kuvendit me kamera (FOTO)

Protesta e Opozitës ka mobilizuar policnë dhe Bashkinë, që të shtojnë masat e sgurisë dhe kontrollit në zonën para Kuvendit. Sot policia ka vendosur kamera shtesë, në zonën pranë Kuvendit.
Featured image of article: Frikë nga protesta e të martës, Policia ‘rrethon’ zonën para Kuvendit me kamera (FOTO) Protesta e Opozitës para Kuvendit

TIRANË –Në këto momente punonjës të policisë dhe të bashkisë po vendosin kamera shtesë për të monitorur sheshin para Parlamentit.

Të gjitha këto masa shtesë po ndërmerren nga frika e protestës që është paralajmëruar nga opozita për ditën e martë, por edhe protestave të tjera që do të shoqërojnë cdo seancë të Parlamentit deri ditën e fundit të tij.

Kamerat po vendosen në afërsi të njërës prej qendrave të mëdha tregtare që ndodhen në zonë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Syri.net

Shto Koment