Aktualitet

Shtyhet seanca për Berishën, GJKKO mblidhet nesër në orën 14:30

Vendimi ka ardhur, pas kërkesës nga avokatët mbrojtës, për tu njohur me aktet dhe me dosjen e akuzave që rëndojnë ndaj Berishës. 

24 Tetor 2023, 17:21 Nga I.A
Shtyhet seanca për Berishën, GJKKO mblidhet nesër në
GJKKO

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur shtyrjen e seances për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha. Ky vendim është marrë nga trupa gjykuese, e cila ka vendosur që seanca e radhës të zhvillohet ditën e nesërme në orën 14:30. Vendimi ka ardhur, pas kërkesës nga avokatët mbrojtës, për tu njohur me aktet dhe me dosjen e akuzave që rëndojnë ndaj Berishës. 

Njoftim zyrtar:

Seanca gjyqesore shtyhet per t’u zhvilluar neser, dite e Merkure, ora 14:30, pasi mbrojtesit kerkuan kohe te njihen me aktet.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e së shtunës kur sapo filloi në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsionin dhe patrim parash. Ndaj ai është në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të bërë vepra penale. Megjithatë, GJKKO ka disa masa sigurie 'deyrim' dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa burimet për Dosja.al bëjnë me dije se do të bëjnë dhe ndalim të tjerëve që përfshihen në këto çështje. /Dosja.al

sali berisha gjkko

Sondazh

Poll