Aktualitet

Grabitës 'serial'/ Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, skema që përdorte bashkë me grupin për të kryer sulmet

Sipas policisë, ata dëmtonin edhe linjat telefonike për të shmangur rënien e alarmit gjatë vjedhjeve.

24 Tetor 2023, 10:56 Nga A.B
Grabitës 'serial'/ Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në
Klement Alban Tushe

GREQI- Klement Alban Tushe është shqiptari i arrestuar në Greqi, pasi akuzohet për 20-vjedhje në zonën e Pikermiou dhe lagjet fqinje të saj në Athinë.

Dyshohet se Tushe bashkë me persona të tjerë kanë vepruar prej majit deri në gusht 2023 duke vjedhur banesa kryesisht në orët e pasdites kur mungonin banorët. Sipas policisë, ata dëmtonin edhe linjat telefonike për të shmangur rënien e alarmit gjatë vjedhjeve, raporton 'Newsbomb.gr'.

Grabitës 'serial'/ Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në

Po ashtu, është zbuluar se grupit i është vërtetuar edhe vjedhja e targave të një automjeti. Gjatë kontrollit personal dhe të banesës, Klement Tushes i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi floriri dhe 19 ora dore, 7 celularë, 9 karta SIM, 2 thika, 1 Lap top, shkop, 0.66 gram “cannabis sativa”, 200 euro, 1 automjet, 1 elektrik dhe 1 kapele.

/Dosja.al

Grabitës 'serial'/ Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në

klement alban tushe

Sondazh

Poll