Aktualitet

Seanca e rusit në Shkodër/ I shumëkërkuari ndërkombtarisht kërkon azil në Shqipëri

Ndërsa, avokati mbrojtës i Kokunov Isuf Shehu deklaroi se shkresa për ekstradim është firmosur nga zëvendës prokurori i përgjithshëm i Rusisë dhe jo nga prokurori apo Ministri i Drejtesisë në Rusi dhe kjo bie ndesh me konventën ndërkombëtare.

24 Tetor 2023, 13:46 Nga h.k
Seanca e rusit në Shkodër/ I shumëkërkuari
Foto e Igor Kokunov

SHKODËR-Shtyhet seanca në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër për rusin Igor Kokunov i kërkuar nga Interpoli Ndërkombëtar, konkretisht në Rusi. Seanca është shtyrë më 7 nëntor të këtij viti.

Ndërsa, avokati mbrojtës i Kokunov Isuf Shehu deklaroi se shkresa për ekstradim është firmosur nga zëvendës prokurori i përgjithshëm i Rusisë dhe jo nga prokurori apo Ministri i Drejtesisë në Rusi dhe kjo bie ndesh me konventën ndërkombëtare.

Sakaq, avokati tha se Kokunov ka vetëm një vepër penale për të cilën dyshohet si kreu i një grupi kriminal, dispozitë që sipas avokatit nuk e njeh ligji shqiptar. Sipas avokatit, është kerkuar azil ne Shqipëri për Kokunov për shkak se Rusia është një shtet i pasigurt dhe që shkel të drejtat e njeriut.

i shumekerkuari rus igor kokunov

Sondazh

Poll