Aktualitet

Kërkoi shpalljen e akteve hetimore si të pavlefshme, GJKKO rrëzon kërkesën e Belerit

GJKKO vlerësoi se kjo kërkese ishte e pabazuar në ligj. Pas këtij vendimi avokatet e Belerit kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese.

24 Tetor 2023, 12:13 Nga A.B
Kërkoi shpalljen e akteve hetimore si të pavlefshme, GJKKO rrëzon
Fredi Beleri

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesat paraprake të Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit për shpalljen e pavlefshme të akteve hetimore. GJKKO vlerësoi se kjo kërkese ishte e pabazuar në ligj. Pas këtij vendimi avokatet e Belerit kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese.

Avokatet kërkuan largimin e një prej gjyqtareve Irena Gjoka dhe më pas largimin e të gjithë trupës. Ata paraqitën si argument vendimin e gjykatës, i cili sipas tyre u shpreh edhe për papërdorshmërinë e provave ndërsa ata kishin kërkuar vetëm pavlefshmëri të tyre.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi dyshohet se u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin./Dosja.al

fredi beleri

Sondazh

Poll