Aktualitet

Detyrim paraqitje për ish-kompleksin Partizani/ Berisha në konferencë, avokati i tij shkon në GJKKO

Berisha zgjodhi të mbajë një konferencë me gazetarët në orarin e caktuar nga GJKKO

24 Tetor 2023, 13:55 Nga f.i
Detyrim paraqitje për ish-kompleksin Partizani/ Berisha në
Genc Gjokutaj

TIRANË- Teksa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka refuzuar të paraqitet në GJKKO për t’u marrë në pyetje, avokati i tij Genci Gjokutaj ka mbërritur pranë ambienteve të gjykatës. Berisha zgjodhi të mbajë një konferencë me gazetarët në orarin e caktuar nga GJKKO për marrjen në pyetje të ish-kryeministrit lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Detyrim paraqitje për ish-kompleksin Partizani/ Berisha në
Genci Gjokutaj

Kryetarit të Partisë Demokratike, gjykata i ka dhënë masën “detyrim paraqitje” dhe ndalim i lëvizjes jashtë vendit. Gjykata e cilëson si të njoftuar Berishën për vendimin dhe më pas është e detyruar të zbatojë procedurën përkatëse. Pas këtij momenti, Berisha është ai që vendos nëse do të jetë i pranishëm apo jo në seancë ose mund t’i drejtohet Gjykatës së Apelit për të kundërshtuar këtë vendim./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll