Aktualitet

I shpallur në kërkim për kultivim dhe trafik kanabisi, arrestohet 45-vjeçari në Korçë

Mësohet se 45-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata, cila i ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg. 

24 Tetor 2023, 15:26 Nga I.A
I shpallur në kërkim për kultivim dhe trafik kanabisi, arrestohet
Policia

KORÇË- Një 45-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë për kultivim dhe trafik kanabisi. Mësohet se 45-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata, cila i ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg. 

Njoftimi i Policisë: 

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Knock doën 1”. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim A. Xh., 45 vjeç, banues në Korçë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. 45-vjeçari ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Knock down 1”, të finalizuar më datë 19.04.2022, nga strukturat e Policisë Korçë, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ushtronte aktivitet kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

policia e korces

Sondazh

Poll