Aktualitet

Privatizimi i kompleksit 'Partizani', avokatët e Berishës: Kemi bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares, kërkojmë përjashtimin e saj

Po ashtu ai theksoi se gjykimi është ndërprerë, për të shqyrtuar kërkesën që ata kanë bërë për përjashtimin e gjyqtares. 

24 Tetor 2023, 16:52 Nga I.A
Privatizimi i kompleksit 'Partizani', avokatët e Berishës:
Genc Gjokutaj

TIRANË- Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka deklaruar se sot kanë bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares së çështjes për kompleksin Partizani, për shpërdorim detyre. Në një deklaratë për mediat, Gjokutaj ka deklaruar se ata kanë kërkuar gjithashtu dhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja. Po ashtu ai theksoi se gjykimi është ndërprerë, për të shqyrtuar kërkesën që ata kanë bërë për përjashtimin e gjyqtares. 

"Nga ana e Berishës sot është bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares së çështjes, për shpërdorim detyre, sepse vendimi është në shkelje të Kushtetutës. Kemi kërkuar përjashtimin e Irena Gjoka. Gjykimi është ndërprerë për të shqyrtuar këtë kërkesë. Po presim për vendimin e shqyrtimit për përjashtimin e saj. Ne nuk vijmë këtu që të na jepen dy tre dorë dhe të lexohen 2 mijë faqe, ne do presim vendimin e gjykatës dhe procesi me njohjen," tha Gjokutaj.

genc gjokutaj sali berisha

Sondazh

Poll