Sport

Ajax në krizë, ndahet me trajnerin e tij Maurice Steijn, pa fitore që nga gushti!...

Ajax ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin holandez Maurice Steijn. E parafundit në Eredivisie, skuadra e Amsterdamit nuk ka fituar prej dy muajsh.

23 Tetor 2023, 20:23 Nga DOSJA
Ajax në krizë, ndahet me trajnerin e tij Maurice Steijn, pa fitore

HOLANDE - I zhytur në një krizë të thellë, Ajax Amsterdam njoftoi të hënën se po ndahej me trajnerin e tij, Maurice Steijn (49). Ky ish-gjigant i futbollit europian, që po përjeton sezonin më të keq në dekada, nuk ka fituar që nga 24 gushti në të gjitha garat.

"Ajax dhe Maurice Steijn po ndahen me efekt të menjëhershëm,"- tha në një deklaratë mbajtësi i dyfishtë i titullit kombëtar, i cili zbriti të dielën në vendin e 17-të dhe në vendin e parafundit në kampionatin holandez, pas një tjetër humbjeje kundër Utrecht (4-3), të 4-tën në shtatë ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll