Sport

Sot "verdikti", Sandro Tonali mund të përjashtohet vetëm një vit nga futbolli...

Ndërkombëtari italian, që luan me Newcastle, do të pezullohet një vit nga futbolli dhe gjashtë muajt tjerë do t’i kalojë duke u trajtuar psikologjikisht për t’u largua nga varësia e vënies së basteve.

23 Tetor 2023, 11:49 Nga DOSJA
Sot "verdikti", Sandro Tonali mund të përjashtohet

ITALI - Sandro Tonali rrezikon të përjashtohet me katër vjet nga futbolli, pasi ka pranuar se ka luajtur baste, madje edhe ndeshjet e ekipit ku ishte pjesë në atë periudhë, Milanin.

Sidoqoftë, pasi e pranoi fajin dhe u pendua, atij mund t’i ulet ky dënim. Sipas italianes “Corriere dello Sport”, bashkëpunimi i lojtarit me prokurorinë në zbardhjen e këtij rasti ka qenë kyç, që mund ta shpëtojë mesfushorin e Newcastlet nga dënimi drastik.

Mesfushorit sulmues do t’i zbritet dënimi në një vit e gjysmë, por njëjtë si i dënuari tjetër, futbollisti i Juventusit, Fagioli, një pjesë e përjashtimit do të “shkrihet” në terapi.

Pra, ndërkombëtari italian do të pezullohet një vit nga futbolli dhe gjashtë muajt tjerë do t’i kalojë duke u trajtuar për t’u largua nga varësia e vënies së basteve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll