Sport

VIDEO / Tirana në rënie të lirë, përmbyset edhe nga Egnatia 3-2!

Pas kësaj humbje, Tirana mbetet në vendin e 4-të të renditjes me 13 pikë, ndërsa Egnatia vazhdon të jetë në vendin e parë me 19 pikë të grumbulluara.

23 Tetor 2023, 18:10 Nga DOSJA
VIDEO / Tirana në rënie të lirë, përmbyset edhe nga

TIRANE - Tirana humbet sërish. Pas disfatës 2-1 në derbin me Partizanin, bardheblutë e Julian Ahmatajt u mposhtën 2-3 nga Egnatia kryesuese në “Selman Stërmasi”.

Skuadra nga Rrogozhina vazhdon momentin fantastik, dhe me fitoren e sotme shkëputet në krye të renditjes me 19 pikë. 5 mbi Partizanin, por kampionët kanë luajtur dy takime më pak.

Sfida nisi shumë mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e katërt falë golit me kokë të Bruno Lulajt.


Gjithsesi, Raphael Dwamena barazoi shifrat pas gjysmë ore lojë pas asistit të Sebastjan Spahiut nga krahu i majtë.


Festa e Egnatias zgjati 6 minuta, pasi braziliani Kaina shënoi me kokë pas krosimit të Fjoart Jonuzit nga e majta. Duke rikthyer Tiranën në avantazh.


Pjesa e dytë foli për miqtë, të cilët përmbysën rezultatin. Kapiteni Dwamena realizoi një eurogol në minutën e 53’. Ky ishte goli i tetë sezonal për afrikanin, i cili kryeson i vetëm renditjen e golashënuesve.


Goli i fitores erdhi dhjetë minuta më vonë. Lituanezi Gytis Paulauskas shënoi me kokë dhe vulosi triumfin e Egnatias, që i menaxhoi minutat e mbetura të takimit.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll