Sport

Papou Gomez për dopingun: "Nuk kam marrë substancë të ndaluar, por kam pirë shurupin e djalit tim për kollën!"

Futbollisti argjentinas u dënua me dy vjet ndalim pasi doli pozitiv për doping, megjithatë shpjegimi i tij se si iu gjet substanca në trupin e tij ishte shumë...origjinale.

23 Tetor 2023, 18:51 Nga DOSJA
Papou Gomez për dopingun: "Nuk kam marrë substancë të

SPANJE - Në moshën 35-vjeçare, Papu Gómez, pasi kishte fituar Kupën e Botës me Argjentinën në Katar dhjetorin e kaluar, po përgatitej të varte këpucët në gozhdë duke u transferuar nga Sevilla tek Monza në verë.

Pak kilometra më në lindje, në Bergamo, ai bëri emër në futboll me fanellën e Atalantës, megjithatë karriera e tij duket se do të përfundojë me turp pasi rezultoi pozitiv në testin e dopingut të kryer në tetor 2022 (ndërsa ende luante për Sevillan).

Substanca e gjetur në trupin e tij ishte terbutaline, ndërkohë që Gomez, prej saj po përballet me një ndalim prej dy vitesh nga organi qeverisës botërore të futbollit. Magjithatë ai këmbëngul se është i pafajshëm dhe pritet të apelojë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ıllıllı Papu Gomez ıllıllı (@papugomez_official)

Në fakt, ai deklaroi: “Nuk kam përdorur asnjëherë dhe as nuk kam pasur qëllim të përdor ndonjë substancë për të përmirësuar performancën time”, kur u pyet se si u gjet terbutalina në trupin e tij, ai shpjegoi:

“Në atë kohë djali im ishte i sëmurë dhe po merrte një shurup për kollën dhe unë duhet ta kem marrë gabimisht në një moment. Por përdorimi terapeutik i terbutalinës lejohet te sportistët profesionistë dhe në asnjë rast nuk përmirëson performancën atletike.

Gomez tha se ishte i zhgënjyer nga vendimi i nxituar i FIFA-s dhe duke shtuar se nuk e meriton një fund të tillë, ai po përgatit lëvizjet e tij të ardhshme ligjore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll