Sport

Messi flet me superlativa për rivalin e tij të 'El Clasicos': “Benzema e meritoi "Topin e Artë", është futbollist i mrekullueshëm!

Gjithsesi, “pleshti”, i cili realizoi ëndrrën e madhe për të fituar Kupën e Botës me Argjentinën e tij, cilësohet në masë të gjërë si favorit për trofeun prestigjoz individual.

23 Tetor 2023, 20:18 Nga DOSJA
Messi flet me superlativa për rivalin e tij të 'El

SHBA - Lionel Messi është kandidati kryesor për fitimin e "Topit të Artë" 2023, edhe pse Erling Haaland, i cili shënoi pafund dhe fitoi gjithçka me Manchester Cityn, është një rival i fortë për çmimin prestigjioz.

Gjithsesi, “Pleshti”, i cili realizoi ëndrrën e madhe për të fituar Kupën e Botës me Argjentinën e tij, cilësohet në masë të gjërë si favorit.

Nëse ia del, atëherë do të fitonte "Topin e Artë" për herë të tetë në karrierë!

Legjenda argjentinase, që aktualisht luan në MLS me Inter Miami, nuk i ka kursyer elozhet për Karim Benzema, fituesin në fuqi të "Topit të Artë".

“Benzema e meritoi vërtetë fitimin e "Topit të Artë". Si për sezonin e jashtëzakonshëm që pati me Realin, ashtu edhe për karrierën e tij. Karim është një futbollist i mrekullueshëm. Çmimi që fitoi është i rëndësishëm për për të dhe futbollin”, theksoi Messi në lidhje me sulmuesin e Al-Ittihad në Arabinë Saudite.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll