Sport

VIDEO / Partizani nuk ndalet, mund edhe Erzenin në "shtëpinë" e tij!

Pas javës së nëntë të Kategorisë Superiore, Erzeni renditet në vend të shtatë me 11-të pikë, teksa Partizani renditet në vend të dytë me 17 pikë, dy më pak se Egnatia kryesuese, por duhet theksuar se kryeqytetasit numërojnë një ndeshje më pak.

23 Tetor 2023, 19:49 Nga DOSJA
VIDEO / Partizani nuk ndalet, mund edhe Erzenin në

TIRANE - Partizani merr një fitore të rëndësishme ndaj Erzenit, në një takim, që u luajt në "Arenën e Demave" për llogari të shijakave dhe që rezultoi shumë i luftuar.

“Të Kuqtë” e kryeqytetit bindën me rezultatin 1-2, duke ruajtur trendin e fitoreve, ndërsa shijakasit nga ana tjetër nuk ia dalin që të vazhdojnë me ecurinë pozitive.

Ky takim rezultoi shumë i luftuar, me kryeqytetasit që zhbllokuan sfidën në minutën e 27-të me Carën.

Shijakasit nga ana e tyre tentuan që të gjenin barazimin, megjithatë në minutat shtesë të fraksionit hapës morën një tjetër goditje, pasi në minutën e 45-të +4, Kahrimanoviç u ndëshkua me karton të kuq dhe la ekipin e tij me dhjetë lojtarë.

Megjithatë në pjesën e dytë Erzeni u tregua edhe më kërkues dhe në minutën e 64-t Meçja shënoi golin e barazimit. Partizani nga ana tjetër nuk u dorëzua dhe në minutën e 89-të gjeti golin e triumfit me Mensah.

Pas javës së nëntë të Kategorisë Superiore, Erzeni renditet në vend të shtatë me 11-të pikë, teksa Partizani renditet në vend të dytë me 17 pikë, dy më pak se Egnatia kryesuese, por duhet theksuar se kryeqytetasit numërojnë një ndeshje më pak.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll