Sport

Në Norvegji e pritën ish-trajnerin e ekipit të tyre me një pankartë si një Judë të varur - Shikoni videon

Tifozët e Lilleström nuk kanë kujtime të mira për ish-trajnerin e klubit Geir Bucke, i cili u transferua në Valerenga, dhe u siguruan që t'i tregojnë atë që ata ndjejnë...

23 Tetor 2023, 19:01 Nga DOSJA
Në Norvegji e pritën ish-trajnerin e ekipit të tyre me një

NORVEGJI - Pas katër vitesh në stolin e Lillestrom, Geir Bucke vendosi të largohej nga klubi pranverën e kaluar, duke pranuar ofertën e Valerenga-s në një lëvizje që u diskutua shumë në komunitetin e futbollit norvegjez .

Një zgjedhje që nuk u justifikua me rezultatin, pasi Valerenga shtatë ndeshje para fundit është jashtë zonës së rënies ndërsa Lillestrom është në vendin e gjashtë.

Megjithatë, ata që dukshëm nuk e harruan lamtumirën e trajnerit të tyre ishin tifozët verdhezi dhe u kujdesën të shfaqnin ndjenjat e tyre në ndeshjen e së dielës në shtëpi, kur e pritën...

Pikërisht mbi tribunën ku ishte korridori që të çonte në dhomën e zhveshjes, ata ngritën një pankartë që tregonte Bucke (në formën e një miu me Judën të shkruar në ballë) të varur duke mbajtur një çantë me para.

<blockquote class="twitter-tweet"><p lang="no" dir="ltr">Geir Bakke fikk en uhyggelig velkomst til sin gamle hjemmebane! <a href="https://t.co/tC515WPatX">pic.twitter.com/tC515WPatX</a></p>&mdash; TV 2 Sport (@tv2sport) <a href="https://twitter.com/tv2sport/status/1716098559223726272?ref_src=twsrc%5Etfw">October 22, 2023</a></blockquote> <script async src="https://platform.twitter.com/widgets.js" charset="utf-8"></script>

“Paratë e Troimit (dmth. pronari miliarder i Valerenga) mund të blejnë vetëm minjtë jobesnikë”, shkruhej në pankartë për të sqaruar se kujt i drejtohej.

“Padyshim që ka tifozë që nuk mendojnë se ndryshimi ishte i duhuri dhe unë e pranojnë këtë. Nuk ka problem të shprehin kundërshtimin e tyre në këtë mënyrë. Ata tregojnë se kanë sens humori”, u përgjigj Bucke dhe shtoi: “Nuk mendoj se skica që pashë mund të më përshkruajë gjithsesi”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll