Sport

“Rastësia” e Locatellit: gol në “San Siro” me dy fanela të ndryshme... në të njëjtën ditë!

Italiani ishte protagonist i fitores 1-0 të Juventusit ndaj Milanit, të dielën në mbrëmje.

23 Tetor 2023, 11:06 Nga DOSJA
“Rastësia” e Locatellit: gol në “San Siro” me

ITALI - Manuel Locatelli ishte protagonisti i padyshimtë i ndeshjes Milan - Juventus, që mbylli të dielën futbollin italian. Ai shënoi golin e fitores (1-0) për bardhezinjtë që mbylli një rreth. 

E njëjta ditë, i njëjti stadium, e njëjta ndeshje dhe i njëjti rezultat... si në 2016. E vetmja gjë që ndryshon është fanela që kishte veshur Locatelli, këtë here me Juventusin dhe kundër Milanit.

Do të ishte më 22 tetor 2016, kur ai shënoi golin e tij të parë në Serie A... kundër Juventusit dhe si lojtar i Milanit. Tani, në vitin 2023, historia ndryshon: ai shënon golin e fitores kundër Milanit... dhe me fanelën e Juventusit. Të gjitha, në të njëjtën datë dhe në të njëjtin stadium, por shtatë vjet më vonë.

"Goli i vitit 2016 kundër Juventusit, më erdhi në mendje para ndeshjes... Për mua të luaj këtu është e veçantë. Unë jam rritur këtu, tifozët janë të veçantë. Më pas jeta më çoi të merrja vendime të tjera, unë jam aty ku doja të isha. Ishte e pabesueshme që përfundoi 0-1 me golin tim ”, tha vetë Locatelli pas ndeshjes.

Italiani në fakt shpërtheu në lot pas fishkëllimës së fundit: “E di që është i emocionuar dhe i lumtur, para ndeshjes më tha, se 7 vite më parë shënoi kundër Juventusit... me Milanin, tani i duhej të shënonte për ne. Ne fituam 3 pikë të mrekullueshme”,- analizon Rabiot, bashkëlojtari i tij dhe kapiteni i djeshëm i Juventusit.

Me golin e djeshëm, në fakt, OPTA thotë se Manuel Locatelli, u bë lojtari i parë në histori që shënon në dy ndeshje Milan-Juventus, me të dyja skuadrat nën 26 vjeç.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll