Sport

Thiago Silva drejt mbylljes së karrierës, sezoni i fundit ky me Chelsea!

Sipas Football Insider, kontrata e tij do të skadojë në fund të sezonit dhe synimi i klubit do të ishte që të mos rinovojë atë.

21 Tetor 2023, 19:24 Nga DOSJA
Thiago Silva drejt mbylljes së karrierës, sezoni i fundit ky me

ANGLI - Aventura e Thiago Silvës në Chelsea mund të marrë fund. Rrugët e ish-mbrojtësit brazilian të AC Milan dhe skuadrës londineze mund të ndahen në qershor duke qenë se, sipas Football Insider, kontrata e tij do të skadojë në fund të sezonit dhe synimi i klubit do të ishte që të mos rinovojë atë.

Që nga vera e vitit 2020 braziliani është pjesë e skuadrës londineze dhe në këtë vit ai është 39 vjeç, çka po e çojnë një nga mbrojtësit më jetëgjatë në botë dhe ndër më të mirët që të varë këpucët në gozhdë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll