Sport

Skandal në Itali, përplasje mes tifozëve të Veronës dhe Napolit - Shikoni videon

36 ultras të Napolit u arrestuan dhe u detyruan të largoheshin menjëherë nga zona

21 Tetor 2023, 19:05 Nga DOSJA
Skandal në Itali, përplasje mes tifozëve të Veronës dhe

ITALI - Seria A rifilloi por ndeshja e parë e sezonit, Verona – Napoli është dëmtuar pas përplasjes së tifozëve pranë stadiumit “Bentegodi”.

Rreth 60 tifozë të Napolit që mbërritën në Porta Nuova mëngjesin e sotëm kërkuan tifozët e Veronës, ku policia ndërhyri dhe bëri arrestime. Konkretisht 36 ultras të Napolit u arrestuan dhe u desh të largoheshin menjëherë nga zona.

Tensioni ka ndodhur pranë parkingut të stadiumit Curva Nord. Policia ka ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës dhe situata është vënë nën kontroll.

Autoritetet regjistruan gjithashtu tension mes tifozëve napolitan dhe veronez në zonën e Fierës (rreth 3 km larg stadiumit).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll