Sport

De Zerbi: "Guardiola është më i miri në botë, ndihem i turpëruar kur ai flet për mua"

Roberto De Zerbi foli mirë për Pep Guardiolën përpara ndeshjes jashtë të Brighton kundër kampionëve të Manchester City, duke këmbëngulur se “Pulëbardhat” nuk janë ende një ekip i madh.

21 Tetor 2023, 15:08 Nga DOSJA
De Zerbi: "Guardiola është më i miri në botë,

ANGLI - Brighton pati një sezon mahnitës nën drejtimin e Roberto Di Zerbit vitin e kaluar, duke siguruar biletën e tyre të parë në Evropë, e cila i vendosi ata në një grup të Europa League  kundër  AEK, Marseille dhe Ajax.

Këtë vit ajo është po aq e fortë dhe e tregon me prezencën e saj në Premier League, ku është në vendin e 6-të në renditje pas tetë ndeshjesh, megjithatë pasditen e së shtunës do të ketë një provë mjaft të vështirë, duke luajtur në “Etihad” kundër kampionëve të Anglisë dhe Evropës, Manchester City.

“Është shumë e vështirë të përgatitesh për të luajtur kundër Cityt. Është ndeshja më e vështirë dhe ata duan ta mbajnë topin si ne. Është një sfidë e fortë”,- theksoi trajneri italian në konferencën për shtyp të premten (20/10), për të vlerësuar më pas homologun e tij, Pep Guardiola:

“Pep është trajneri më i mirë në botë. Ai është një pikë referimi, jo vetëm për mua, por për të gjithë trajnerët në botë dhe jam i lumtur kur e dëgjoj duke folur për mua dhe në të njëjtën kohë ndihem pak në siklet. Ne po punojmë për t'u përmirësuar, skuadra nuk është ende e madhe. Ne kemi pasion dhe duhet ta tregojmë shumë këtë sezon”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll