Sport

VIDEO / Liverpool fiton derbin, Salah mund i vetëm Evertonin!

Falë fitores ndaj Everton, Liverpool ngjitet momentalisht në krye të Premier League me 20 pikë ndërsa nga ana tjetër, “Blutë e Merseyside” mbeten me gjashtë në pikë në vend të 16.

21 Tetor 2023, 16:37 Nga DOSJA
VIDEO / Liverpool fiton derbin, Salah mund i vetëm Evertonin!

ANGLI - Liverpool ia del në derbin e Merseyside ndaj Evertonit teksa në Anfield të kuqtë triumfuan me shifrat 2-0. Vendimtar dygolëshi i Mohamed Salah që zhbllokoi sfidën në minutën e 75-të. Egjiptiani nuk fali nga 11-metrat duke ekzekutuar saktësisht një penallti të fituar nga ana e Luis Diaz.


Miqtë nuk patën fatin me vete në këtë ndeshje teksa në minutën e 37-të mbetën me një lojtar më pak pasi Ashley Young u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.


Prej atij çasti, Everton e pati të vështirë për të rrezikuar portën e Alisson dhe në fund pësuan edhe golin e dytë në minutën e 97 pas një kundërsulmi të mbyllur me sukses nga Salah. Falë fitores ndaj Everton, Liverpool ngjitet momentalisht në krye të Premier League me 20 pikë ndërsa nga ana tjetër, “Blutë e Merseyside” mbeten me gjashtë në pikë në vend të 16.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll