Sport

VIDEO / Napoli rikthehet tek fitorja, rigjen edhe Kvaratskhelia!

Të kaltrit e menaxhuan më së miri avantazhin duke u ngjitur në kuotën e 17 pikëve në vend të pestë. Nga ana tjetër, Verona u ngjit në kuotën e tetë pikëve në vend të 16.

21 Tetor 2023, 19:10 Nga DOSJA
VIDEO / Napoli rikthehet tek fitorja, rigjen edhe Kvaratskhelia!

ITALI - Pas disfatës së fundit me Fiorentinën, Napoli rikthehet të fitojë në kampionat dhe këtë e bën në transfertë ndaj Veronës. Të besuarit e trajnerit Rudi Garcia triumfuan me shifrat 1-3 ndaj Hellas Veronës teksa sfidën e zgjidhën që në pjesën e parë, aty ku shënuan dy gola falë realizimeve të Politanos dhe Kvaratskhelia.


Në pjesën e dytë ishte sërish gjeorgjiani që shënoi për miqtë duke i dhuruar qetësinë Napolit.


Në të 60-tën, Lazovic shënoi për Veronën megjithatë goli rezultoi sa për statistikë pasi të kaltrit e menaxhuan më së miri avantazhin duke u ngjitur në kuotën e 17 pikëve në vend të pestë.


Nga ana tjetër, Verona u ngjit në kuotën e tetë pikëve në vend të 16.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll