Sport

Pep Guardiola u nervozua nga një gazetar, që e pyeti për Barcelonën. “Ti je shumë i ri, miku im! Do t'ju jap disa klipe për t’i parë"...

“Kur të vijë dënimi, atëherë do të jap edhe unë mendimin tim. Presidenti Laporta është i pafajshëm, Barcelona është e pafajshme derisa të vërtetohet fajësia. Të presim dhe të shohim”,- ka theksuar ish-trajneri i Barcelonës.

21 Tetor 2023, 15:24 Nga DOSJA

ANGLI - Gjatë një konference për shtyp të premten, më 20 tetor, Pep Guardiola u nervozua me një gazetar dhe u largua kur u pyet për FC Barcelonën. Katalanasit janë sërish në mes të skandalit “Negreira”, pasi dyshohet se i kanë paguar gati 8 milionë euro zv.presidentit të Komisionit të Gjyqtarëve në Spanjë mes viteve 2001 dhe 2018.

Pep Guardiola të premten ka marrë pjesë në konferencën për shtyp para ndeshjes Manchester City - Brighton, e cila do të mbahet të shtunën, nga ora 17:00, në raundin numër 9 të Premierligës.

Mes pyetjeve që i janë bërë për ndeshjen e Brightonit dhe ekipit të tij, Pep Guardiola është pyetur edhe për situatën e Barcelonës. Skandali “Negreira” është sërish në plan të parë në Spanjë dhe katalanasit rrezikojnë sanksione të rënda nëse shpallen fajtorë.  Konkretisht, klubi Camp Nou dyshohet se ka paguar afërsisht 8 milionë euro për Enriquez Negreira, ish-zv.president i komisionit spanjoll të arbitrave, mes viteve 2001 dhe 2018.

Pep Guardiola u nervozua nga një gazetar, që e pyeti për

Kur u ngrit çështja “Negreira”, Pep Guardiola u përpoq ta ndërpresë temën, duke thënë se do të kishte një reagim, vetëm pasi gjykata të jepte një vendim:

“Kur të vijë dënimi, atëherë do të jap edhe unë mendimin tim. Presidenti Laporta është i pafajshëm, Barcelona është e pafajshme derisa të vërtetohet fajësia. Të presim dhe të shohim”,- ka theksuar ish-trajneri i Barcelonës.

Mirëpo, një gazetar ka insistuar dhe e ka pyetur nëse gjatë kohës që ishte në stolin e skuadrës katalanas ka vënë re diçka të dyshimtë në arbitrazhet e Barcelonës. I irrituar dukshëm, Pep Guardiola u përgjigj:

“Ti je shumë i ri, miku im. Nuk e keni parë se çfarë futbolli ka luajtur ajo skuadër, sa mirë ka luajtur. Ishte e mahnitshme mënyra se si luajtëm. Ne po fitonim të gjithë trofetë, sepse ishim shumë më të mirë se kundërshtarët, por ju jeni shumë i ri. Do t'ju dërgoj disa video për t'i parë”, ka shtuar tekniku i Manchester Cityt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll