Sport

VIDEO / Skënderbeu bën 'hara-kiri' në Korçë, i dhuron fitoren Vllaznisë me 10 lojtarë!

Me këtë fitore të besuarit e Migen Memellit renditen në vendin e 5-të me 12 pikë, ndërsa Skënderbeu në vendin e 6-të po me aq pikë sa ekipi shkodran.

21 Tetor 2023, 18:59 Nga DOSJA
VIDEO / Skënderbeu bën 'hara-kiri' në

KORCE - Vllaznia ka fituar në transfertën e vështirë të Skënderbeut. Në ndeshjen e zhvilluar në Korçë, ekipi shkodran fitoi me rezultatin minimal 0-2. Vendasit e kishin shumë të vështirë pasi luajtën me 10 lojtarë që nga minuta e 34’ e sfidës.

Në krahun tjetër Vllaznia si fillim nuk ia arriti të shënonte me një nga lojtarët e saj, por ishte Dwumfour ai që shënoi autogol në minutën e 84’. Për të dyfishuar shifrat mendoi talenti Delaj që shënoi në minutën e 95’ të sfidës.

Me këtë fitore të besuarit e Migen Memellit renditen në vendin e 5-të me 12 pikë, ndërsa Skënderbeu në vendin e 6-të po me aq pikë sa ekipi shkodran.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll