Sport

Skandal në Korçë goditet me grushte presidenti i Skëndërbeut Ardian Takaj!

Ndërhyrja e të pranishmëve dhe policisë në stadium ka sjellë qetësimin e situatës teksa është shoqëruar jashtë autori i kësaj ngjarje.

21 Tetor 2023, 18:29 Nga DOSJA
Skandal në Korçë goditet me grushte presidenti i

KORCE - Minuta e parë të ndeshjes mes Skënderbeut dhe Vllaznisë në stadiumin ”Skënderbeu” në Korçë janë parë të zhvillohet një ngjarje e turpshme në tribunën VIP ku ulen drejtuesit dhe personalitete të skuadrave.

Spipas Panorama Sport, një person ka debatuar dhe pastaj ka goditur me grusht presidentin e skuadrës korçarë, Ardjan Takaj, duke shkaktuar jo pak kaos në ato momente.

Personi në fjalë është prind i një prej lojtarëve të Skënderbeut dhe kjo ka qenë arsyeja e zenkës mes tyre, në të cilën ka ndërhyrë edhe djali i presidentit të korçarëve, i cili është goditur gjithashtu në momentet e kaosit.

Ndërhyrja e të pranishmëve dhe policisë në stadium ka sjellë qetësimin e situatës teksa është shoqëruar jashtë autori i kësaj ngjarje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll