Sport

VIDEO/ Bartcelona “blen” Rolling Stones për “El Clasicon” ndaj Real Madridit...

Barcelona do ta veshë fanelën e re me logon e Rolling Stones në ndeshjen e 28 tetorit kundër Real Madridit në Barcelonë

20 Tetor 2023, 21:37 Nga DOSJA
VIDEO/ Bartcelona “blen” Rolling Stones për “El

SPANJE - Më 28 tetor, kur Barcelona do të presë Real Madridin në “El Clasico” të futbollit spanjol, katalanasit do të garojnë me fanela, ku logoja e sponsorit të tyre kryesor, “Spotify”, do të zëvendësohet nga "gjuha" e famshme e grupit legjendar Rolling Stones.

Kjo ka ndodhur edhe në dy raste të tjera si pjesë e sinergjisë mes klubit dhe shërbimit muzikor.  Hera e parë ishte në Real Madrid - Barcelona (3-1) më 16 tetor 2022, ku bufi i Aubrey Drake Graham (Drake) zuri vend në fanelë dhe e dyta me "Motomami" të Rosalias në “El Clasico” më 19 mars, në të cilën Barcelona e fitoi 2-1.

Edhe ekipi i femrave të Barcelonës, gjithashtu do të veshë të njëjtën fanelë në ndeshjen e ligës kundër Sevillas, të dielën më 5 nëntor, në stadiumin “Johan Cruyff”.

“Ne jemi tifozë të mëdhenj të futbollit dhe jemi mirënjohës që “Spotify” solli logon e “gjuhës” në fanelën e Barcelonës, për të festuar publikimin e albumit të ri, “Hackney Diamonds”,- tha Rolling Stones në një deklaratë.

Fanela dhe artikujt e tjerë të Barcelonës, të markës Rolling Stones do të jenë në shitje nga data 23/10 në butik dhe dyqani online i klubit. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll