Sport

Kush e pason Gareth Southgate te “Tre Luanët”? FA angleze ka dy opsione...

Trajneri aktual do të japë dorëheqjen pas Kampionatit Evropian në Gjermani

20 Tetor 2023, 18:52 Nga DOSJA
Kush e pason Gareth Southgate te “Tre Luanët”? FA angleze ka dy

ANGLI - Ka ende pak kohë për të shkuar, por në Angli njerëzit tashmë po mendojnë për pasardhësin e Gareth Southgate. Trajneri do të largohet nga drejtimi teknik i kombëtares pas Europianit 2024 dhe federata po përgatit takimet eksploruese me dy trajnerë.

Lista e trajnerëve të mundshëm kishte tre emra, por së fundmi Eddie Howe, nga Newcastle, e bëri të qartë se dëshiron të vazhdojë në krye të Magpies, sidomos tani që klubit tradicional anglez i vjen era çdo javë Champions League.

Prandaj, kjo lë Graham Potter, i cili shihet si pasardhësi natyror i Southgate, i cili aktualisht është jashtë pozicionit pas aventurës së tij në Chelsea dhe Seteve Cooper, trajneri aktual i Nottingham Forest.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll