Sport

Monza konfirmon pezullimin e kampionit të botës, Papu Gómez, dy vjet për doping

Mesfushori kampion i botës me Argjentinën, kishte nënshkruar së fundmi me klubin italian

20 Tetor 2023, 21:15 Nga DOSJA
Monza konfirmon pezullimin e kampionit të botës, Papu Gómez, dy

ITALI - Monza konfirmoi, këtë të premte, në një deklaratë, se Papu Gómez u pezullua për dy vjet, pasi rezultoi pozitiv në kontrollin e dopingut, pas një testi të kryer te Sevilla në nëntor 2022, pak para fillimit të Kupës së Botës në Katar. 

Lojtari mesfushor ishte titullar në humbjen 1-2 të Argjentinës ndaj Arabisë Saudite në fillim të Botërorit. Ky sanksion mund t'i japë fund karrierës së ndërkombëtarit argjentinas, i cili donte të priste deri në janar për t'u bashkuar me një klub

“Prania e ‘Terbutalinës’ u gjet në mostrat biologjike të Papu Gómez. Është një ilaç që merret për të qetësuar një krizë bronkospazme”,- shpjegon, në një shënim zyrtar, Monza.

Duhet theksuar se në kohën kur ai bëri testin antidoping, kampioni i botës për Argjentinën, i cili së fundmi nënshkroi për Monzën, përfaqësonte Sevillan në Spanjë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll