Sport

Roberto Martínez: "Jam i befasuar nga përulësia dhe dëshira e madhe e Cristiano Ronaldos për t'i shërbyer skuadrës"...

Trajneri i kombëtares së Portugalisë vlerëson qëndrimin e kapitenit që në bisedën e parë

20 Tetor 2023, 19:12 Nga DOSJA
Roberto Martínez: "Jam i befasuar nga përulësia dhe

PORTUGALI - Në një intervistë për programin 'El Larguero' në radion Cadena Ser, trajneri Roberto Martínez ka kujtuar takimin e tij të parë me Cristiano Ronaldon, gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite, për të takuar kapitenin e Kombëtares.

"Nuk më ka pëlqyer kurrë të bëj thirrje pa e njohur personin që qëndron pas futbollistit. Jam përpjekur të njoh të gjithë lojtarët që ishin në thirrjen për Kupën e Botës dhe, kur takova Cristiano Ronaldon, gjeta një lojtar të gatshëm të jepte gjithçka për ekipin kombëtar.

Pashë një person që donte të ishte i përkushtuar dhe në shërbim të skuadrës. Një lojtar si Cristiano, i cili fitoi gjithçka, më befasoi me përulësinë dhe dëshirën e tij për t'i shërbyer skuadrës. Kjo ishte pikënisja për të gjithë lojtarët në dhomën e zhveshjes”, ka treguar ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll