Sport

“Topi i Artë”, Pep Guadiola mes dy zjarreve: Një top ia jep Messit, një tjetër Haalandit...

Erling Haaland dhe Lionel Messi të dy e meritojnë ta fitojnë “Topin e Artë”, por spanjoli ka qartë një preferencë.

20 Tetor 2023, 16:36 Nga DOSJA
“Topi i Artë”, Pep Guadiola mes dy zjarreve: Një top ia

ANGLI - Ditët e fundit, shtypi ka bërë të ditur, se do të jetë Lionel Messi fituesi i “Topin e Artë” të fundit. Një zbulim që ndan botën e futbollit, sepse sezoni i klubit të “Pleshtit” nuk është i famshëm, aq më tepër që nuk është as më i miri për sa i përket statistikave. Nga ana e tij, Erling Haaland shënoi 36 gola në Premier League sezonin e kaluar…

Trajneri i Manchester Cityt dhe rrjedhimisht i Erling Haaland, spanjoli Pep Guardiola është rikthyer në këtë garë dhe ka folur për “Topin e Artë”. Ky i fundit nuk do të habitej nëse Lionel Messi fitonte, pavarësisht sezonit të çmendur të ‘nxënësit’ të tij. 

“Unë gjithmonë kam thënë, se duhet të ketë dy seksione: një për Leo Messin dhe një për të tjerët. Erling Haaland duhet të fitojë, ai shënoi 50 gola”, thotë spanjoli. 

“Por Leo Messi... sezoni i tij më i keq është më i mirë se të tjerët. Të dy e meritojnë. Në fakt dua të them që dua të jetë Erling, sepse ai na ndihmoi, por Leo fitoi Kupën e Botës. Është mirë që shumë lojtarë të Man.City janë atje”, komentoi Pep Guardiola për shtypin para pritjes së Brighton në Premier League. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll